Përshihen në aksident disa makina, të vdekur e të plagosur


Përshihen në aksident disa makina, të vdekur e të plagosur

13:26 09/02/2018

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në M5 të Somerset, të Britanisë së Madhe.

Sipas BBC, në aksident u përfshinë disa automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:20 të mëngjesit dhe për pasojë e gjithë autostrada u bllokua. Autoritetet devijuan lëvizjen e automjeteve, ndërsa vendngjarja pritet që të mbetet e mbyllur.

Ekipet e shpëtimit nga Devon dhe Somerset arritën të nxirrnin nga automjetet të paktën 3 persona të bllokuar në to. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

/tvklan.al






Të ngjashme