Përshkallëzimi i hetimit amerikan ndaj ndërhyrjes ruse
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka angazhuar një avokat personal për ta përfaqësuar atë në procesin hetimor të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale.
Sipas zyrës së Pence, Zëvendëspresidenti është i përqendruar tërësisht në detyrat e tij duke ndjekur agxhendën e Presidentit, ndaj nevojitej punësimi i një avokatit.
Richard Cullen, një ish-prokuror njihet për përfaqësimin e figurave të larta në SHBA.
Vendimi i Pence për të pajtuar një avokat vjen pas lajmit se Presidenti Amerikan është nën hetim me akuzën e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë.
Hetimi po kryhet nga Këshilltari i posaçëm i Shteteve te Bashkuara, Robert Maller, për të cilin Presidenti kishte shqyrtuar mundësinë e shkarkimit javën e kaluar.
Por Maller po heton edhe dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner, mbi transaksionet financiare të tij. Sipas mediave amerikane, edhe persona te tjerë pranë Trumpit do të hetohen mbi lëvizjet e tyre financiare te kohëve të fundit.
Tv Klan