Përshkallëzohen tensionet SHBA – Turqi
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë janë në pikën më të ulët në dekadën e fundit, pas kërcënimit me sanksione të pak ditëve më parë nga Donald Trump.
Shkaku i përplasjes Uashington – Ankara është arrestimi i pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili akuzohet nga turqit si bashkëpunëtor në grushtin e dështuar të shtetit, të korrikut 2016.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se Turqia ra dakord për lirimin e pastorit amerikan, por lajmi u përgënjeshtrua nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha për mediat vendase se miqësia mes SHBA-ve dhe Turqisë ka arritur cakun.
“Ne nuk mund të tërhiqemi kur kërcënohemi me sanksione, ata duhet të dinë se po humbasin një partner të sinqertë”
.
Uashingtoni kërcënoi gjithashtu me mosdorëzimin e avionëve luftarakë F-35 të blerë nga Ankaraja.
Marrëdhëniet mes dy vendeve aleate janë tensionuar ndjeshëm së fundi, veçanërisht pas afrimit të presidentit Erdoan me Rusinë dhe planit të tij për të blerë sisteme të mbrojtjes ushtarake nga Moska.
Tv Klan