Përshkallëzohet konflikti turk, 8 ushtarë arratisen në Greqi me helikopter
Përshkallëzohet konflikti turk. Një helikopter me 8 ushtarakë turq, nga ata që drejtuan grushtin e shtetit është futur në territorin grek. Sipas mediave helene helikopteri është ulur rreth orës 11:50 në aeroportin Alexandroupoli. Kur u fut në hapësirën ajrore turke ai është shoqëruar ga një avion i ushtrisë greke F-16.
Sipas mediave greke, ushtarakët ishin me uniformat e ushtrisë turke dhe kanë kërkuar azil në Greqi. Mes tyre gjithmonë, sipas mediave greke është dhe ideatori i grushtit të shtetit. Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në selinë e policisë së Aleksandropolis.Hakan Karakus, ideatori i grushtit të shtetit
Ministri i Jashtëm turk i ka bërë thirrje Athinës t’i kthejë mbrapsht, pasi në të kundërt do të ketë pasoja. Kujtojmë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara. Sipas mediave ndërkombëtare duke se kjo lëvizje e ushtarakëve turq ka si qëllim që konflikti të përhapet./tvklan.al