Përurimi i bazës së Pashalimanit në Vlorë – (28 Shkurt 2001)


Përurimi i bazës së Pashalimanit në Vlorë – (28 Shkurt 2001)

21:50 28/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Përfundimi i rikonstruksionit të bazës detare në Shqipëri, asaj të Pashalimanit është përcjell sot nëpërmjet një ceremonie përurimi. Presidenti Mejdani, komandanti i forcave detare turke dhe Ministri i Mbrojtjes Ismail Lleshi, kanë parë sot punimet e përfunduara, të financuara nga qeveria turke.

Baza e Pashalimanit, e shkatërruar plotësisht gjatë ngjarjeve të 1997, me këtë ndërhyrje është sjellë në gjendje aktive. Është plotësuar pjesa e parë ajo e montimit, për të vazhduar më tej me skelën dhe sistemin e lëndës djegëse, që do të realizohet brenda dy vjetësh.

Po sot është përuruar edhe Akademia e Detarisë në Vlorë edhe kjo e shkatërruar gjatë trazirave të 97. Në përfundim janë mbjellë disa pemë, që do të fiksojë në historinë e shkollës domethënien e kësaj dite./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme