Përurimi i linjës ajrore Tiranë-Prishtinë – (16 Tetor 1999)


Përurimi i linjës ajrore Tiranë-Prishtinë – (16 Tetor 1999)

14:35 16/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fluturimi i avionit të kompanisë ajrore shqiptare ADA AIR shënon dhe përurimin e korridorit me të ri ajror në drejtim të Prishtinës, pasi deri më sot asnjë kompani ajrore shqiptare nuk e ka prekur tokën e Kosovës. Fluturimi i sotëm shoqërohet dhe me një tjetër përurim zyrtar atë të vizitës së parë që një zyrtar i lartë shqiptar bën në këtë vend.

Për këtë prononcohet për TV Klan, Ministri i Jashtëm Paskal Milo i cili në krye të delegacionit do të ketë takime të shumta me udhëheqësit më të lartë të Qeverisë së Përkoheshme të Kosovës si dhe me përfaqësues të KFOR-it dhe organizatave që veprojnë në Kosovë.

Paskal Milo, Ministri i Jashtëm:- “Me udhëtimin tim zyrtar në Prishtinë ndërkohë inagurohet edhe linja e Ada Air, Tiranë-Prishtinë. Është një kombinim i bukur, sinjifikativ që shënon në të njëjtën kohë një lidhje të dyfishtë midis politikës shqiptare dhe Prishtinës dhe transportit shqiptar ajror me atë të Prishtinës. Pra kemi dy ngjarje secila me drejtimin e vet në mënyrën e vet kontribuojnë për atë lidhje të natyrshme historike dhe aktuale që Shqipëria ka me Kosovën. Shpresoj se ky fillim i mbarë mjaft sinjifikativ do të shoqërohet me shumë ngjarje të tjera të kësaj natyre që do të çojnë në një intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy anëve të kufirit. Kjo vizitë e kombinuar edhe me këtë lëvizje dhe me këtë inagurim do të jetë një ogur i mirë shpresëdhënës për ne të gjithë”./tvklan.al

Gazetar – Ardian Faja






Të ngjashme