Përurimi i Unazës së Re – (17 Mars 2000)


Përurimi i Unazës së Re – (17 Mars 2000)

22:12 17/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Qeveria ka zbarkuar sot për të përuruar unazën e re të Tiranës, që ka nisur 4 vjet më parë. Rruga e gjatë 2.2km, filluar në ’96, ka pritur vite me rradhë të ndërtohet, kjo për mungesë fondesh. Vetëm në shtator të ’99 drejtoria e rrugëve u kujtua u kujtua të akordoj fondin prej 148 milion lekësh për të përfunduar këtë rrugë tepër të rëndësishme që lidh rrugën e Kavajës me rrugën e Durrësit në kryeqytet.

Ndërtimi i 2.2km rrugë vlersohet si evenimenti i rallë për personalitetet shqiptare. Vetë zv/kryeministrja Çeço në mungesë të kryeministrit Meta, ka ardhur për të prerë shiritin e unazës së re. Dy nga gratë e kabinetit Meta, zv/kryeministrja dhe ministrja e Transportit kanë prerë sëbashku shiritin e rrugës të sapondërtuar.

Autoritetet shqiptare nuk mungojnë asnjëherë në prerje shiritash, ndërkohë që nuk duken fare nëse demtohen rrugët apo shemben urat,/tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme