Përurohet aktiviteti kulturor shqiptaro-italian “Mediterrania” (07 Nëntor 1998)


Përurohet aktiviteti kulturor shqiptaro-italian “Mediterrania” (07 Nëntor 1998)

14:36 07/11/1998

Është përuruar sot pasdite nga Presidenti Mejdani, Ambasadori Italian Spatafora dhe artistë të të dy vendeve fqinje në Muzeun Historik Kombëtar, “Mediterrania” , aktiviteti më i rëndësishëm kulturor shqiptaro-italian. Në eksponatet e muzeut kanë zënë vend krijimtaria e 20 poetëve të mëdhenj shqiptarë ndër të cilët Agolli, Kadare e Arapi dhe atyre italianë, Baroni, Levini e të tjerë. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Moikom Zeqo u shpreh se nuk ka të ardhme e qytetërim pa poetë e piktorë. Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti përshendetën dhe iniciatori italian poeti Gaetano Grillo si dhe poetia Mira Meksi. Presidenti Mejdan i e cilësoi këtë aktivitet një horizont të përbashkët kulturor që do të zgjerojë më tej miqësinë shqiptaro -italiane.

Pamje aktiviteti Mediterrania, ministri Edi Rama, presidenti Rexhep Mejdani, drejtori i Muzeut Historik Moikom Zeqo, Ismail Kadare, Ibrahim Kodra, poetia Mira Meksi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme