Përurohet kompleksi i ri sportiv “Football Republic” në Petrelë
Në zonën e Petrelës, në Tiranë është përuruar një kamp i ri sportiv.
I pranishëm gjatë përurimit të kompleksit sportiv me tre fusha futbolli dhe kapacitet për 1000 persona, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo hapësirë i jep Tiranës një mundësi të madhe për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Sipas Veliajt, ngritja e kësaj akademie do të sjellë zhvillim për zonën, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe duke e bërë atë një pikë tjetër atraktive për turistët.
Tv Klan