Perurohet laboratori për ekspertimin e drogave në Institutin e Policisë Shkencore (12 Tetor 2000)
Instituti i Policisë Shkencore prej sot ka dhe një laborator të ri për ekspertimin e drogave. Në ambjentet tashmë të rikonstruruara të këtij instituti, ministri i Rendit Spartak Poçi ka uruar ekspertët që do të punojnë në këto aparatura si dhe ka falenderuar programin e bashkëpunimit me qeverinë angleze.
Instituti i Policisë Shkencore i njohur deri tani si laboratori i kriminalistikës, i ka munguar deri tani një laborator për ekpertimin e mirëfilltë të lëndëve narkotike. Nëpërmjet programit për modernizimin e policisë shqiptare, një strukturë homologe në Angli ka marrë përsipër të realizojë kompletimin e laboratorëve shqiptarë për ekspertimin e provave./tvklan.al