Përurohet muzeu i fotografisë “Marubi”
Përurohet në Shkodër muzeu i fotografisë “Marubi”.
Në një aktivitet ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe personalitete të artit, Kryeministri Edi Rama tha se pas dixhitalizimit të 100 mijë fotografive, tashmë ky thesar i çmuar do të ekspozohet në muzeun e parë të një gjenerate të re muzeshë në vend.
Edhe në këtë aktivitet kulturor nuk munguan batutat e kreut të qeverisë me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin, të angazhuar në negocimin mes palëve të Reformës në Drejtësi.
Ky thesar tragjikisht i injoruar, tha Kryeministri Rama, tashmë do të shërbejë si një arkiv i jashtëzakonshëm e kujtesës pamore, falë ndihmës së BE dhe disa partnerëve të tjerë.
Tv Klan