Përurohet pllakati kundër dhunës (26 Shkurt 1999)


Përurohet pllakati kundër dhunës (26 Shkurt 1999)

13:04 26/02/1999

Tre vjet janë mbushur nga akti i parë terrorist në Tiranë. Bomba e vendosur në Supermarketin VEFA me 26 Shkurt 1996 mori jetën e katër viktimave të pafajshëm punonjësish. Ndaj sot në këtë tre vjetor,Bashkia përuron pllakatën në kujtim të viktimave – jo dhunës dhe pro jetës.

Të afërmëve të viktimave përveç varrit ku mund të qajnë dhe ti kujtojnë, iu shtua dhe një pllakë në vendin e ngjarjes. Nisma është marrë nga grupi i të rinjve pjesëtare në Këshillin Bashkiak dhe nga Kryetari i Bashkisë. Dy më të rinjtë e këtij këshilli vendosen buqeta me lule dhe qirinj të ndetur nga familjarët e viktimave.

Një rast tragjik që gjithkush e dënon, sa dhe vetë partitë përulen përballë këtij fakti. Megjithëse ata që e vendosën, tani mund të jenë të lirë, ngjarja vazhdon të jetë e vendosur në kujtesën e njerëzve./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme