Përurohet restaurimi i monumentit të Skënderbeut për 88-vjetorin e pavarësisë (28 Nëntor 2000)


Përurohet restaurimi i monumentit të Skënderbeut për 88-vjetorin e pavarësisë (28 Nëntor 2000)

10:21 28/11/2000

88 vjet më parë më 28 nëntor 1912 ishte Ismail Qemali i pari që griti flamurin kuq e zi duke i dhënë vendit tonë pavarësinë. Festimet e ngritjes së flamurit kanë filluar paradites e sotme në sheshin “Skënderbej”,është përuruar dhe restaurimi i monumentit të heroit tonë kombëtar. Nën tingujt e bandës frymore të Republikës në orën 10:00 kanë mbërritur për ngritjen e flamurit Kryeministri Meta i shoqëruar nga ministrat Gjoni, Uruçi dhe Legisi si dhe nga kryetari Partisë Socialiste Nano, kryetari i bashkisë Rama dhe Prefekti Dedja.

Kanë refuzuar ftesën zyrtare të kësaj ceremonie anëtarët e Partisë Demokratike pasi e kanë festuar atë sipas mënyrës së tyre. Shoqëruar nga himni kombëtar është bërë dhe ngritja ceremoniale e flamurit. Ngritja e flamurit sot është bërë për herë të parë me udhër të ministrit Gjoni. Më pas njerëzit janë mbledhur në këtë shesh, por jo për miting, por për të parë nga afër festimet e organizuara nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia./tvklan.al






Të ngjashme