Përurohet shkolla “14 Nëntori” në Mushqeta (18 Nëntor 1998)
Është përuruar rikostruktimi i shkollës 8-vjeçare, “14 Nëntori” në Mushqeta. Ky investim është realizuar nga shoqata humanitare Suedeze dhe Franceze ku kanë investuar në pajisjet e brëndshme të shkollës me një shumë prej 10 milionë lekë të vjetra. Në ceremoninë e përurimit përshëndeti deputeti i zonës Sulejman Skuqi, drejtues të komunës Mushqeta si dhe iniciatorët e këtij investimi. Këto shoqata humanitare, përveç rikonstruktimit të shkollës, kanë marrë përsipër dhe rikonstruksionin e ujësjellësit të kësaj zone.
Pamje deputeti i zonës Sulejman Skuqi, drejtues të komunës Mushqeta./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame