Përurohet Unaza Durrës, punimet jo cilësore sjellin çarje të asfaltit (21 Mars 2001)


Përurohet Unaza Durrës, punimet jo cilësore sjellin çarje të asfaltit (21 Mars 2001)

10:25 21/03/2001

Pas shumë kohë punimesh është uruar më së fundmi dhe rruga e unazës në Durrës. Punimet për rregullimin e këtij aksi të rëndësishëm të qytetit bregdetar kanë filluar në vjeshtë të vitit 1999. Rregullimi i kësaj rruge i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 1 milion dollarë.Punimet e saj u morën përsipër nga firma “Edicom” e cila hasi mjaft probleme në punën e saj sidomos me ndërtimin e trotuareve dhe kanaleve kulluese.

Dhe ja si paraqitet rruga në përurimin e saj. Çarjet kanë filluar të ndihen që tani dhe ndriçimi në shumë vende mungon. Megjithatë ekziston dhe një shprehje që merr kuptim pikërisht në këtë rast, “kënaqu me kaq” se mund të mbetesh dhe pa unazë./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme