Përzgjidhen anëtarët e KED


Përzgjidhen anëtarët e KED

13:06 05/12/2019

Në institucionin e Presidencës u zhvillua këtë të enjte shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED.

Nga Gjykata Kushtetuese u përzgjodhën dy emra si anëtare, Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji. Anëtare zëvendësuese si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese do të jetë Marsida Xhaferllari.

Nga radhët e Gjykatës së Lartë u përzgjodh automatikisht Ardian Dvorani pasi është i vetmi anëtar i kësaj gjykate.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, u përzgjodh emri i Arta Markut, ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Bilbil Mete. Miranda Andoni dhe Saida Dollani do të jenë anëtarët që do të përfaqësojnë gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.

Anëtar zëvendësues i tyre u përzgjodh Nazmi Troka.

Ludovik Doda dhe Fatjona Memçaj do të përfaqësojnë prokurorët pranë Gjykatëve të Apelit. Anëtar zëvendësues u zgjodh Nezir Gjoka.

Arian Qafa u përzgjodh gjithashtu si anëtar i KED, si përfaqësues nga Gjykatat Administrative, ndërkohë anëtar zëvendësues u përzgjodh Mariana Velçani Idrizi.

Menjëherë pas shortit reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili e konsideroi atë tepër transparent, por më e rëndësishme sipas tij është edhe veprimtaria e KED vitin e ardhshëm.

“Pas një shorti tepër transparent, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht transparente dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm”, shkruan Meta.

Anëtarët e zgjedhur të KED kanë një mandat 1-vjeçar. /tvklan.al






Të ngjashme