Përzgjidhen kandidatët për KQZ-në e re
PD skualifikon Rusmalin, Celibashi mbetet në gare
Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të KQZ-së.
Për postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, komisioni përzgjodhi Ilirjan Celibashin, Ilirjan Rusmalin dhe Ardjan Myslimajn, por Rusmali u skualifikua nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe seancës do t’i shkojnë për votim vetëm 2 emrat e tjerë.
Rusmali mbeti në garë për anëtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Ndërsa për nënkomisioner kandidojnë Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali pasi komisioni i posaçëm nxori nga gara Hysen Osmanajn.
Në mbledhje u miratuan edhe anëtarët e Komisionit Rregullator. Për këta emra, parlamenti do të votojë më 5 Tetor.
Kandidatë për Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve
1. Ilirjan Celibashi
2. Ardjan Myslimaj
Kandidatë për Nënkomisioner
1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimihali
Komisioni Rregullator
1. Ilirjana Nano
2. Dritan Çaka
3. Odeta Berberi
4. Muharrem Çakaj
5. Helga Vukaj
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve
1. Ilirjan Rusmali
2. Elvin Lako
3. Koli Bele
4. Elvis Çefa
5. Ledio Braho
/tvklan.al