Pesë “superushqime” për një jetë aktive gjatë plakjes
Kalimi i viteve e shoqëruar me plakjen është frika më e madhe e njerëzve. Megjithatë, ekspertët tani thonë se kanë gjetur 5 “super-ushqime” që mund të ndihmojë gratë gjatë procesit të plakjes, për të patur një jetesë sa më aktive.
Portokalli, molla, dardha, sallata jeshile dhe arra, ndihmon gratë në moshë të qëndrojnë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Studimi i ri sugjeron se lëngu i portokallit ka një efekt shumë pozitiv. Në përgjithësi, dietat e bazuara me fruta, sallatë dhe perime, si dhe pijet me nivel të ulët të sheqerit si lëngu portokallit dhe i dardhës, reduktojnë gjendjen së dobësisë tek gratë në moshë. Studimi, i financuar nga “Qendra e studimit të arrave”, tha se arrat janë të mbushura me përbërës mjaft ushqyes. Doktor Michael Greger, autori i “Si të mos vdesim”, ka sugjeruar konsumimin e dy grushteve arra në javë, me pretendimin se arrat zgjasin jetën. Kërkimet e mëparshme kanë gjetur se arrat ulin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe diabetit, lehtësimin e stresit dhe shfaqjes së kancerit. Një tjetër studim nga Universiteti i Miçiganit ka gjetur se njerëzit që konsumonin të paktën një mollë në ditë kishin 9% me pak mundësi për shfaqje të problemeve shëndetësore./tvklan.al