Pesë xhami do t’i nënshtrohen restaurimit
Pesë objekte të kultit të besimit mysliman do ti nënshtrohen restaurimit.
Ato janë xhamia Mbret dhe e Beqarëve në Berat, teqeja e Helvetive po në berat, xhamia e Et’hem Beut në Tiranës dhe ajo e Pazarit në Gjirokastër.
Pesë projektet restauruese u prezantuan nga Ministria e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me idenë për të marrë edhe sugjerimet e tyre para nisjes së punimeve, ku u nënshkrua dhe marrëveshja e bashkëpunimit.
Në këtë listë e vendosur dhe e miratuar që në vitin 2015, nuk është përfshirë xhami e Plumbit në Shkodër.
Për të Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se punohet pasi kërkon një projekt dhe financim të fuqishëm që do të çojë në ndërtimin e një dige për ta shpëtuar një herë e mira nga përmbytjet.
Tv Klan