Peshëngritesit e Peqinit në mëshirë të fatit (1 Nëntor 2000)


Peshëngritesit e Peqinit në mëshirë të fatit (1 Nëntor 2000)

12:10 01/11/2000

Peshëngritësit e Peqinit, fituesit e vjetshëm të Kupës së Republikës sot mund të ngrenë gjithçka përveç shtangës. Në shtator ata fituan Kupën e Republikës. Në historinë e këtij ekipi spikat Hamdi Tufa që është shpallur Kampion Europe në Sllovaki dhe tre medalje ari për peshën 64 kilogramë.

Ndërsa sot ky ekip nuk ka më as garderobë, as punëtorë palestre dhe as bazë të nevojshme materiale. Pas rezultatit të arritur në Sllovaki, Kryeministri u premtoi disa milionë lekë, por si i thonë i zoti i jep dhe tellalli se shet. Paratë janë bllokuar nga drejtori i Drejtorisë së Pagave në Ministrinë e Kulturës. Këtë akuzë, e bën trajneri Akil Lundraxhiu.

Gjithshtu për mungesë fondesh peshëngritësit e këtij ekipi u penguan të shkojnë në kampionatin europian për të rinjtë në Kroaci. Dhe së fundmi, 4 peshëngritësit më të mirë që janë me përparësi, nuk u është hequr trajtimi dhe ushqimi. Në këtë mënyrë peshëngritësit kanë vetëm një alternativë, të shkojnë jashtë për të ushtruar sportin ose për të punuar në ngarkim shkarkim./tvklan.al






Të ngjashme