“Peshkaqeni i Baltimorës” merr një tjetër medalje olimpike
Michael Phelps vijon të befasojë. Notari amerikan fitoi një tjetër medalje të artë në olimpiadë, e 19 e artë dhe 23 në total duke thelluar rekordin e tij, më i miri në historinë e lojërave olimpike.
“Peshkaqeni i Baltimorës” ishte pjesë e ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në stafetën 4×100 metra.
Phelps ishte i dyti nga notarët amerikanë që arritën një tjetër sukses në lojërat olimpike duke lënë pas skuadrën franceze dhe atë australiane.
Michael Phelps është 30-vjeç dhe ende ka uri të fitojë medalje në olimpiadë. Kjo është hera e pestë që Phelps merr pjesë në lojërat olimpike. Notari amerikan do të marrë pjesë edhe në gara të tjera në Rio 2016 ku synon të tjera medalje. /TV KLAN