19:37 11/02/2014Një 30-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Katund i Ri të Peshkopisë.Viktima është Basri Nikolli, 30 vjeç, vëllai i Xhemile Skukës, e cila bashkë me kunatën e saj një vit më parë vranë vjehrrën duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh e më pas duke e varrosur në qilar.Nga të dhënat e para mësohet se viktima është gjetur i pajetë në një prej rrugëve të fshatit. Sipas policisë një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje është Edmond Skuka, bashkëshorti i Xhemile Skukës.Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.