Petkini vjen në Durrës për të inaguruar bibliotekën, veteranët durrsakë nuk e lejojnë (26 Mars 2001)
Një grup pensionistësh e veteranë të Durrësit kanë protestuar përpara manzoleumit të dëshmorëve për mos hapjen e bibliotekës britanike këtu. Për të përuruar kët bibliotekë fondacioni anglez Task Force pasi ka marrë të gjitha konfirmimet, ka marrë dhe aktorin e famshëm Norman Wisdom. Shoqata e Veteranëve ka kthyer kështu pas lejen e dhënë për ngritjen në katin e dytë të manzoleumit. As ardhja e kryebashkiakut nuk e ka ndryshuar këtë situatë.
Aktori me famë botërore nuk arriti t’i jepte fëmijëve durrsakë bibliotekën e tyre. Mjaft i zhgënjyer, përfaqësuesi i fondacionit britanikë, pushtetarëve shqiptarë u ka lënë mundësinë e fundit për hapjen e kësaj biblioteke ditën e martë ku është parashikuar dhe një shfaqje e Pitkinit në pallatin e sportit. Në rast se nuk do të arrihet mirëkuptimi, Durrësi do të humbasë njëherë e përgjithmonë bibliotekën me 50 mijë libra dhe vendi ynë do të lërë shije të keqe tek figurat e njohura për investitorët./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti