Petrit Ago, korrupsioni në dogana – (4 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Doganat shqiptare po perpiqen të ndryshojnë emrin dhe imazhin e keq që kanë krijuar në vitet e fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Petrit Ago në një konferencë, tha sot para gazetareve se do rrisë forcën kontrolluese të të gjitha strukturave doganore. Ai është shprehur gjithashtu edhe për ristrukturimin e personelit doganor dhe mendimit korrupsion që lidhet me të.
Petrit Ago:- “Parësore më dilte të bëja zëvendesimin urgjent të këtyre titullarëve, të cilët kanë përgjegjësi perveç nënpunësve të tjerë të të gjitha rangjeve, kanë përgjegjësi në rezultatet e dobta që janë arritur gjatë vitit 1999”.
Gazetarja:- Me cilën nga doganat keni pasur konkretisht probleme?
Petrit Ago:- “Më problematike ka qenë dogana e Durrësit, e Kakavijës dhe e Kapshticës. Vërtet edhe tek ne ka elementë të korrupsionit, qoftë edhe bashkëpunëtor në kontrabandë, por mendoj se ka institucione të tjera, që janë edhe më të rëndësishme për mbarvajtjen e shtetit dhe jam i sigut se janë më të kompromentuar”.
Ndryshimet janë parë edhe nga vetë doganierët, ku ata nuk e pranojnë korrupsionin, ndersa subjektet pranojne se ka korrupsion.
Pavarësisht zotimeve të marra do të duhet kohë për të parë nëse lufta kunder korrupsionit në dogana është e vërtetë apo thjesht propagandë./tvklan.al