Petrit Beci: TV Klan, larmi programesh për Vitin e Ri – (26 Dhjetor 2000)


Petrit Beci: TV Klan, larmi programesh për Vitin e Ri – (26 Dhjetor 2000)

09:46 26/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Televizioni Klan do të vijë pranë teleshikuesve për festat e Vitit të Ri, me programe artistike dhe spektakle, me këngë, valle dhe humor. Të gjitha këto janë prodhime ekskluzive të TV Klan.

Gazetarja:- Zoti Beci cilat janë programet që do të ofrojë TV Klan për teleshikuesit e tij me rastin e fetave të Vitit të Ri?

Petrit Beci:- “TV Klan ka disa kohë që ka filluar përgatitjet për programet e Vitit të Ri. Në fakt ne jemi mbështetur në dy kolona bazë. Kolona e parë është struktura programore e hershme që ne kemi dhe gjithashtu spektakli apo programe të veçanta, që janë xhiruar enkas nga TV Klan për Vitin e Ri. Për datën 31 Dhjetor, ne kemi Maratonën e Këngës Popullore dhe bashkë me atë është edhe Porta e Fatit, që kësaj here do të ndahet nga Maratona dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë më datë 1 Janar. Gjithashtu është përgatitur një spektakël i madh për fëmijë, me fëmijët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe TV Klan. Ajo që është më e rëndësishmja është koncerti që do të transmetohet direkt nga sheshi Skënderbej, ekskluzivisht nga TV Klan dhe mjaft programe të tjera që i përkasin TV Klan”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme