Petro Koçi intervistë për ligjin e vendosur për skafet (20 Janar 1999)


Petro Koçi intervistë për ligjin e vendosur për skafet (20 Janar 1999)

12:54 20/01/1999

Intervistë me Ministrin e Rendit, Petro Koçi, i cili flet për ligjin e aprovuar për të kontrolluar dhe administruar mjetet lundruese.

Petro Koçi: Ligji që aprovuam për të kontrolluar dhe administruar mjetet lundruese, të cilat deri tani por dhe këto ditë janë përdorur për trafik klandestinesh, është një zgjidhje e planit strategjik. Por konkretisht ne kemi forcuar masat policore në Vlorë dhe në disa pika të tjera bregdetare. Gjithashtu dhe në pikat e kalimit të kufirit sidomos në Rinas për të penguar kalimin e refugjatëve klandestinë, sidomos kur këta janë me kombësi jo shqiptare. Ju them që ka pasur rezultat pozitiv, pavarësisht se vërtet në brigjet italiane për shkak dhe të kohës shumë të mirë që ka qënë dhe deti ka qënë plotësisht i qetë. Ka pasur trafik, por i krahasuar me kushte të ngjashme me herët e tjera, mund të them që ka një reduktim të jashtëzakonshëm.

Gazetari: Mendoni se një Pelikan nr.2 në Shqipëri për të ndihmuar gjithmonë me ndihma kosovarët që mund të vijnë nga Jugosllavia, është i pranueshëm dhe për Shqipërinë ose do të shkonte të aplikohej në Shqipëri?

Petro Koçi: Në kushtet aktuale nuk mendoj se është i përshtatshëm një plan i tillë por duhet të funksionojë kooperimi italo-shqiptar në të gjitha
fushat, sidomos në fusha të tilla, siç është rendi apo mbrojtja, për të përforcuar sidomos profesionalizmin përkatës të strukturave shqiptare por dhe pajisjen logjistike me mjete moderne për të kontrolluar kufirin tonë bregdetar. Ndërsa, nëse do të kemi një përshkallëzim të situatës në Ballkan për shkak të konfliktit që ka nisur në Kosovë atëherë një variant i tillë duhet marrë në konsideratë./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme