Petro Koçi kundër Majkos – (16 Maj 1999)


Petro Koçi kundër Majkos – (16 Maj 1999)

22:21 16/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjithçka që po ndodh rreth meje për shkarkimin nga posti i ministrit të Rendit nuk është që tjetër veçse po zbatohet pakti i rendit. Ky është komenti i vetëm i Ministrit të Rendit Petro Koçi një ditë pasi kryeministri Majko ja ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e tij presidentit të republikës Rexhep Mejdani.

Debati Koçi – Majko ka marrë kështu nuance krejtësisht politike, ndaj duket se tashmë nuk bëhet fjalë thjesht për emërime apo shkarkime shefash komisariatesh apo zv/ministrash rendi. Koçi ka paraqitur si argument të fundit për shkarkimin e tij paktin e rendit, të propozuar muaj më parë nga PD.

Javë më parë në deklaratën e dorëheqjes ministri i Rendit Koçi shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj takimit të dhjetorit Majko – Berisha, ndërsa tani shkon më tej duke e akuzuar kryeministrin Majko për kompromis të fshehtë të PD. Për shkarkimin e Koçit fjalën e fundit do ta thotë presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, i cili ka ende 7 ditë për të vendosur mbi fatin e Koçit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme