Petro Koçi per statutin e PS (06 Gusht 1998)


Petro Koçi per statutin e PS (06 Gusht 1998)

10:48 06/08/1998

Krerët socialistë janë të distancuar nga baza dhe duan të ndryshojnë statutin e partisë. Ish nënkryetari Servet Pëllumbi deklaron se Fatos Nano duhet të votohet nga socialistët. Si kundërpërgjigje sekretari organizativ Petro Koçi, shprehet se neni i statutit do të rishikohet në Kongres.

“Unë besoj që në kongreset e ardhshme neni i statutit do të rishikohet. Ka një lloj shkëputje t drejtimit të partise me bazën, por mendoj se analizat në vazhdim do të çojnë në neutralizimin e këtij defekti.”– ka thënë ai.

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme