Petro Koçi, reagim kundër drejtorit të Doganave Gëzim Bleta (02 Gusht 1998)
Petro Koçi është shprehur se reagimi i drejtorit të doganave, Gëzim Bleta është i çuditshëm dhe aspak normal madje e ka konsideruar si një kërcënim për grupin parlamentar.
Bleta ka hyrë tashmë në marrëdhënie specifike me politikën dhe duhet të sqarojë përfundimisht ç’raporte ka ai me këtë politikë dhe deputetë të caktuar. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Financave që të merren masa lidhur me situatën në shlyerjen e detyrimeve doganore nga subjektet fizike, private dhe mesazhi i një pjese të deputetëve ka qenë të bëhen ndryshime në administratën që përgjigjet për doganat”, tha Petro duke shtuar më tej se tentativa për të krijuar një pakt ku të arrihet në një heshtje reciproke për problemet nuk ka për tu arritur kurrë./tvklan.al