Petro Koci reagon ndaj propozimeve të Partisë Demokratike për Rendin (28 Janar 1999)
Nuk mund ta pranoj alternativën e opozitës për rendin. Ministri i Rendit Publik, Petro Koçi, është shprehur kundër mënyres së propozuar nga Partia Demokratike për ndryshimet në strukturën e rendit. Sipas Ministrit Koçi, propozimet e bëra nga PD-ja nuk kanë për qëllim stabilizimin e rendit në vend por plotësimin e qëllimeve të tyre, për të krijuar një qeveri tjetër. Ministri Koçi deklaroi për TV Klan se në Shqipëri ka institucione që merren me mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit.
Nëse opozita do të kishte vërejtje dhe propozime për mënyrën apo organizimin e strukturës së policisë, le ta bëje, por ajo në propozimet e saj flet për ndrysi individësh . Si përfundim ministri Koçi nuk është dakort me propozimet e PD-së. Ai pohoi se në Polici ka pasur dhe vazhdon të ketë njerëz të cilët me qëllim apo jo nuk e kryejnë detyrën si duhet, ndaj sipas Koçit ndryshimet dhe lëvizjet do të vazhdojnë përsëri.
Janë lëvizje të arsyetuara , për të cilin idetë e hedhura së fundmi nga PD-ja për një rend sipas saj nuk janë shumë të vlefshme. Sipas vij dhe vendosja e vetë ministrit nuk duhet bërë si marrëveshje politike por duke u bazuar në aftësi dhe cilësi profesionale.tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj