
Petro Koçi takim me Rosa Ervolinon (29 tetor 1998)
Ministri Petro Koçi ka organizuar dje takimin me Rosa Ervolinon ku i ka kërkuar praninë e policisë italiane edhe përgjatë kufirit tokësor të Shqipërisë. Burime pranë ministrisë thanë se propozimi është bërë në parim dhe se është marrë në konsideratë dhe po shqyrtohet nga pala italiane. Sërish bëhet fjalë për misionin Interforcë i cili tani për tani është i shtrirë vetëm në Tiranë dhe në Durrës. Qëllimi i kësaj kërkese ka të bëje me fluksin e refugjatëve të huaj kryesisht kurdë, iranianë dhe kinezë, të cilët duhen ndaluar që në pikat doganore. Bëhet e qartë që policët italianë do të jenë prezentë pranë Policisë Shqiptare Kufitare dhe jo të punësuar në këto pika doganore.
Pamje nga takimi Petro Koci-Rosa Ervolino./tvklan.al
Gazetar :Roland Zili