Petullat e miqësisë me arabët


Petullat e miqësisë me arabët

22:00 15/12/2020

Jeruzalem, radhë për të blerë ëmbësirën e Emirateve të Bashkuara

Në Jeruzalem edhe pse nuk lejohen grumbullimet, njerëzit janë rreshtuar në një pastiçeri për të blerë ëmbëlsirën që tanimë është bërë shumë e famshme.

E quajtur sufganiyot (petull) ajo skuqet dhe mbushet me krem. E gjitha kjo është frymëzuar nga marrëdhëniet e Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sufganiyot është ëmbëlsira më e njohur që realizohet për festën Hanukkah, të cilën hebrenjtë e bëjnë çdo vit. Këtë vit, shefat e ëmbëlsirave Itzik dhe Keren Kadosh i dhanë një kthesë të re ushqimit.

Në pastiçerinë e tyre ata krijuan petullën Abu Dhabi të bërë nga hurmat e dërguara nga komuniteti hebre i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo kushton 6.76 dollarë shumë më lirë se një petull që shitet nëpër botë.

Produkti i ri, ishte një mënyrë për të vlerësuar procesin e paqes mbi të cilin Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar.

Tre muaj më parë, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA për normalizimin e marrëdhënieve.

Klan Plus






Të ngjashme