Peza, fshati që mban mbi supe ngjarje historike (16 Shtator 2000)
Multi Art Fest ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Nga sheshi i stadiumit “Qemal Stafa”, çdo 30 minuta autobusët mbusheshin me qytetarët që shkonin në Pezë. Fshati që mban mbi supe ngjarjen historike të 16 shtatorit 1942, Konferencën e Pezës. Kanë qenë të pranishëm me vizitat e tyre në shtëpinë e dëshmorëve të fshatit Pezë edhe qeveritarët. Presidenti Mejdani, Kryeministri Meta të shoqëruar nga kryetari i PS-së Fatos Nano, nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama.
Kanë qëndruar të pijnë kafe në shtëpinë e Pëllumb Zgurës, familja e të cilit ka dy partizanë dëshmorë. Jashtë vizitave, festa ndihej më shumë në shesh. Qindra qytetarë të Tiranës si dhe partizanë të çetës së Pezës, të gjithë sipas mënyrës së tyr,të mbledhur dikush me familjen, dikush me shoqërinë kanë kujtuar veteranët./tvklan.al