Pezullim i Shengen nëse shkelen rregullat, rrezikon Shqipëria


Pezullim i Shengen nëse shkelen rregullat, rrezikon Shqipëria

16:15 07/07/2016

Komisioni i Lirive Civile, Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Parlamentit Evropian u shpreh pro pezullimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët ekstrakomunitarë, në rrethana të veçanta të shkeljeve të rregullave të lëvizjes së lirë.

Deputetët e këtij Komisioni janë shprehur në favor të mekanizmit të pezullimit si një masë emergjente e Bashkimit Europian, në rastet kur shtetasit e disa vendeve ekstrakomunitare abuzojnë me lëvizjen e lirë.

Ky mekanizëm pezullimi do të zbatohet për të gjitha vendet ektrakomunitare cilat kanë marrëveshje të lëvizjes së lirë në zonën Shengen me BE-në, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Me këtë mekanizëm pezullimi do të jetë më e lehtë për shtetet anëtare të Bashkimit Europian, që të njoftojnë Komisionin Evropian kur ka abuzime nga shtetas të një vendi ekstrakomunitar, gjë që mund të çojë në rivendosjen e vizave për shtetasit e këtij vendi për një afat fillestar prej gjashtê muajsh.

Parlamenti Europian i ka dhënë dritën jeshile raportuesit Agustín Díaz de Mera për të filluar negocimin me ministrat e shteteve anëtare të BE-së lidhur me përfshirjen e këtij mekanizmi në legjiclasionin europian.

/TV KLAN






Të ngjashme