Pezullimi i Çakos, caktohet treshja e gjyqtarëve në Apel
Gjykata e Apelit e Tiranës ka caktuar treshen që do të shqyrtojë kërkesën e Drejtorit të Policisë, Haki Çako për shfuqizimin e masës së pezullimit marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Marie Qiriazi do të jetë kryesuesja e trupës, ndërsa anëtarë Ervin Metalla dhe Fiqirete Mullaj. Kryetari i kësaj gjykate Hysni Demiraj shpjegon procedurën që është ndjekur.
Demiraj ka kometuar edhe situatën e krijuar nga akuzat e drejtuara nga qeveria ndaj gjyqësorit.
Brenda 10 ditëve gjykata pritet të caktojë datën kur do të shqyrtohet kërkesa e drejtorit të policisë.
Tv Klan