Pezullimi i Çakos, Tahiri: Nuk ka shkelur ligjin, ka mbështetjen time e të kryeministrit
“
Unë jam shumë i vetëdijshëm që Drejtori i Policisë dhe dy punonjësit nuk kanë shkelur ligjin në asnjë sekondë ligjin dhe nuk kanë bërë asnjë përgjim”
. Është kjo deklarata e parë e ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe masës “arrest shtëpie” të dhënë, për dy zyrtarë të tjerë të lartë të policisë. Numri një i ministrisë së Brendshme tha se: “Unë publikisht i jap mbështetjen time, të qeverisë dhe kryeministrit për Drejtonin e Policisë dhe për dy policët e tjerë. Ata kanë kryer detyrën me përkushtim dhe devotshmëri. Policia e Shtetit ka një mision për t;i shërbyer qytetarëve. Nuk ka më të paprekshëm
”. Ai la të kuptohej se vendimi për pezullimin e Çakos është korruptiv, abuziv dhe me një qëllim të vetëm, të pengohet reforma në drejtësi. “Edhe sistemet më të korruptuara dhe instancat më të korruptuara në sistemet gjyqësore nuk do të guxonin kurrë që të shkonin deri këtu për të penguar reformën në drejtësi. Opozita sot bashkë me frontin e së keqes nuk e do reformën në drejtësi
”, deklaroi Tahiri. Ndërkohë Italia ka tërhequr nga Shqipëria shefin e misionit të “Interforcës”, Michele Grillo./tvklan.al