Dekanët mbështesin pezullimin e Konit
Urdhrin e ministres për pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës e kanë mbështetur edhe 4 dekanët e fakulteteve të Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Gjuhëve të Huaja.
Ata e kanë gjetur me vend pezullimin e Konit, duke folur për shkelje të rënda të rektorit që sipas tyre nuk është mjaftuar me kompetencat akademike, por ka dashur të mbajë edhe kompetenca administrative të cilat me ligj nuk i takojnë.
Dhori Kule, Dekan i Fakultetit Ekonomik: Janë bërë kontrolle të shumta dhe shkelje në marrëveshjet me projektet europiane, shkelje në administratë.
Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë: Ka pasur një problem të rendë të administrimit institucional. Janë marrë kompetenca të administratorit. Janë nënshkruar kontrata financiare nga Rektori i universitetit në kundërshtim me ligjin. Janë punësuar njerëz në kundërshtim me ligjin.
Edmond Rapti, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale: Janë problematika që ne i kemi bërë publike me kohë.
Artan Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Është i vetmi drejtues institucioni që ka bërë trafikim interesash për arsye personale.
Pas vendimit të pezullimit, pritet që ministrja Besa Shahini t’i nisë kërkesën Presidentit të Republikës, për shkarkimin e Rektoit Mynyr Koni.
Aran Hoxha:
Nuk ka anashkalim të Presidentit të Republikës, pasi ligji thotë se ministri kur konstaton shkelje të ligjit ka të drejtë ta pezullojë deri në 1 muaj dhe t’i propozojë shkarkimin e tij Presidentit.
Rektori Mynyr Koni është kritikuar disa herë edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, për të cilin ka thënë se ka keqkuptuar autonominë universitare. Madje kryeministri Rama kërkoi nga universitetet të bëjnë vettingun e titujve akademikë, që sipas tij ashtu si vettingu në drejtësi do të nxjerrë jashtë sistemit universitar shumë pedagogë. Në krye të rektoratit të Tiranës është caktuar zv/rektori Bernard Dosti, i cili do të mbajë këtë post deri në një vendim të formës së prerë për Konin.
Tv Klan