Pezullohen dy drejtues të OSHEE për pjesëmarrje në fushatë elektorale
Administratori i ri i OSHEE Haki Mustafa ka pezulluar sot nga puna dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, bëhet me dije se drejtori i OSHEE në Elbasan Bukurosh Maci dhe shefi i agjencisë së OSHEE në Pukë Ndue Nikolli kanë shkelur urdhrin e vendimit të Këshillit të Ministrave më 1 qershor që ndalon pjesëmarrjen në fushatë.
Dy punonjësit e OSHEE kanë marrë pjesë në mitingun elektoral të një partie politike gjatë orarit të punës.
Pas shkarkimit të tyre, administratori i OSHEE ka komanduar Alfred Mitron në pozicionin drejtor të drejtorisë rajonale të OSHEE Elbasan dhe Admir Uruçin shef i agjencisë OSHEE Pukë.
/tvklan.al