Pezullohen nga detyra tre mjekë, akuzohen për mjekim të pakujdesshëm


Pezullohen nga detyra tre mjekë, akuzohen për mjekim të pakujdesshëm

19:15 02/07/2016

Gjykata e Elbasanit vendosi masën pezullim nga detyra për tre mjekë të Spitalit Pediatrik në këtë qytet. Ata akuzohen për veprën penale të mjekimit të pakujdesshëm.

Pas tre muajsh hetimesh, Prokuroria e Elbasanit, kërkoi masën e pezullimit nga detyra për mjekët Edmond Laho, Dorieda Shuku dhe Fadil Brazhda.

Organi i akuzës urdhëroi kryerjen e ekspertizës në bazë të së cilës rezultoi se e mitura A.T humbi jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve, të cilët nuk kryen procedurën standarde të mjekimit, ku mund të ishte shpëtuar jeta e foshnjes.

Babai i fëmijës, Ëngjëll Toçi, akuzoi doktorët për mjekim të pakujdesshëm, denoncim që u shoqërua me pezullimin e tre mjekëve nga detyra.

Vogëlushja humbi jetën më 20 Mars të këtij viti, ndërsa familja po i festonte 1 vjetorin e lindjes.

Tv Klan






Të ngjashme