Pezullohen punimet për restaurimin e Bashkisë së Tiranës – (5 Prill 2001)


Pezullohen punimet për restaurimin e Bashkisë së Tiranës – (5 Prill 2001)

20:34 05/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kaq arritën punimet për ndryshimin e fasadës së Bashkisë së Tiranës. Gati dy të tretat e saj janë kthyer në identitet. Prej katër muajsh, bashkia qëndroi e rrethuar me pëlhurën rrethuese. Restaurimi i bashkisë, përbënte fazën e dytë të kthimit në identitet të godinave të ministrisë. Pezullimi i punëve është bërë me urdhër të Ministrisë së Kulturës, shkak ka qenë mbarimi i fondeve.

Sipas burimeve në bashki, kontratën për kryerjen e punimeve në këtë godinë e ka firmosur edhe Ministrja e Kulturës Uruçi. Në fund të Shkurtit, fasada e bashkisë duhet të kishte mbaruar, kohë në të cilën janë larguar edhe punëtorët që këtu. Kryetari i bashkisë Edi Rama shprehet:

Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë:- “Bashkia që unë drejtoj është institucioni, kurse godina është nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës dhe të Institutit të Monumenteve. Përsa i përket çështjes së restaurimit, kjo është pjesë e fazës së dytë të projektit dhe faza e dytë ka filluar pasi unë jam bërë kryetar bashkie, kështu që këto sqarime duhet t’i kërkoni në Ministrinë e Kulturës”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme