Pezullohen tragetet me Ankonën, Triesten dhe Brindizin
Vijon udhëtimet vetëm Durrës-Bari dhe anasjelltas
“Nga sot lëvizjet me mjete lundruese Durrës-Ancona-Trieste do të pezullohen deri në një vendim të dytë. Të vetmet që do të lejohen janë tragetet e linjës së Barit dhe anasjelltas.“
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë të ditur se pezullimi ndodh në kuadër të masave drejt porteve veriore të Italisë, e cila është zonë e prekur nga koronavirusi.
Paulin Ndreu, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare tha se pas vendimit që është marrë nga qeveria, janë njoftuar të gjitha agjencitë dhe strukturat e tjera për këtë gjë.
Edhe në Vlorë janë anuluar të gjitha rezervimet me traget drejt Brindisit për muajin Mars-Prill. Teksa operatorët turistikë kanë kërkuar mbështetje financiare në rast të pezullimit të marrëveshjeve me agjencitë turistike ndërkombëtare.
Në këtë port janë shtuar masat ndërsa është kryer edhe dezifenktimi i ambienteve të terminalit të portit.
Tv Klan