Pezullohet futbolli në Shqipëri


Pezullohet futbolli në Shqipëri

13:00 12/03/2020

FSHF ndalon të gjitha aktivitetet

Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi të gjitha aktivitetet e programuara për të qenë në të njëjtën linjë me masat e marra nga qeveria shqiptare në mënyrë që të evitohet sa më shumë përhapja e Covid-19. Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe rritjes së rasteve të të prekurve.

Vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë nuk ka një datë të përcaktuar për rifillimin e ndeshjeve. Me gjasë çdo gjë do të vendoset në përputhje me vendimet e qeverisë. Sa i përket të gjitha aktiviteteve ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, të martën më 16 Mars, UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Deri dy ditë më parë, vendimi ishte që ndeshjet të zhvilloheshin pa tifozë, por masat shtrënguese të qeverisë për ndalimin e qarkullimit edhe në rrugë e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjera sportive.

Tv Klan






Të ngjashme