Pezullohet Komisioni i Gjobave në Policinë e Korçës
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre
7 efektivë të policisë së Korçës, mes të cilëve edhe shefi i qarkullimit, Ervin Dervishi janë pezulluar nga detyra.
Gjykata e Korçës kishte nisur hetimet ndaj tyre prej disa muajsh dhe ka vendosur që të gjithë të shkarkuarit të procedohen penalisht për shpërdorim detyre.
Grupi i policëve, të cilët janë pjesë e Komisionit të Gjobave në sektorit e qarkullimit, dyshohet se kishin ngritur një skemë abuzimi me gjobat e vendosura ndaj shoferëve.
Tv Klan