Pezullohet “ndalimi” i Trumpit për azilin


Pezullohet “ndalimi” i Trumpit për azilin

22:31 20/11/2018

Gjykata Federale e San Fransiskos pezulloi përkohësisht urdhrin e Presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin provizor të aplikimeve për azil. Trump mori vendimin pas lajmeve se 3 karvanë të mëdhenj me refugjatë e emigrantë nga vendet e Amerikës Latine po dynden drejt kufijve jugorë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Presidentit ndalonte kalimin e jashtëligjshëm të kufirit jugor.

Por për gjykatësin Xhon Tigar tha se askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara. Sipas gjykatësit, legjislacioni amerikan për migracionin përcakton që të gjitha kërkesat për azil duhet të dëgjohen. Azil në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ata persona që largohen nga vende të destabilizuara, ku diskriminohen apo u rrezikohet jeta.

Deri më tani në qytetin meksikan të Tihuanës, në kufirin jugperëndimor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur mbi 3 mijë emigrantë. Pritet që në ditët në vijim të mbërrijë një karvan me 10 mijë të tjerë. Por shumica e tyre thonë se largohen nga vendet e tyre të origjinës për shkak të varfërisë, çka nuk është arsye për të përfituar strehim në territorin amerikan. Kjo është edhe arsyeja pse Presidenti amerikan ka penguar me mbi 5 mijë ushtarë kalimin e tyre në kufi.

Tv Klan






Të ngjashme