Pezullohet ndarja territoriale e Shqipërisë (14 Korrik 2000)
Qeveria shqiptare ka pezulluar përkohësisht projektin për ndarjen e re të në njësi territoriale të Shqipërisë. Kanë mbetur vetëm dy muaj nga dita e zgjedhjeve vendore, Ministria e Pushtetit Lokal ka vendosur që ky projekt të zhvillohet vetëm pas këtyre zgjedhjeve. Shkaku për këtë shtyrje ka të bëjë me kundështimin e fundit të këshillit të europës nëpërmjet përfaqësuesit në Tiranë Grunet dhe të opozitës e cila shprehet se qeveria dëshiron të përmbysë raportet elektorale me ndarjen apo bashkimin e zonave me mbështetje politike të kundërta.
Tirana mbetet qyteti i vetëm që para zgjedhjeve lokale do të ndahet në 7 ose 11 njësi bashkiake me kryetar të zgjedhur nga populli me argumentin e popullsisë së madhe në numër. Në bazë të projekteve qeveritare, komuna dhe bashkia do të jenë niveli i parë i qeverisjes vendore. Ndërsa qarku i cili përmbledh disa komuna do të jetë niveli më i sipërm i qeverisjes vendore./tvklan.al