Pezullohet nga puna sepse u vodhi kolegëve…


Pezullohet nga puna sepse u vodhi kolegëve…

14:51 04/02/2020

Sanduiçët

Një bankier i një niveli të lartë është pezulluar nga puna pasi dyshohet se ka vjedhur sanduiçët nga mensa e stafit. Paras Shah, i cili sipas mediave britanike, merr një rrogë shumë të mirë, është pjesë e një banke investimesh në lindje të Londrës.

“Nuk dihet sa shumë sanduiçë ka marrë Shah, ose se kur i ka vjedhjet”, shkruan Daily Mail.

Këto akuza vijnë pavarësisht rolit të rëndësishëm që Shah ka në Evropë si një bankier i kredive të mëdha. Sipas britanikes, një punonjës i nivelit të tij arrin të marrë mesatarisht në vit 183 mijë Paund, por Shah merr më shumë për shkak edhe të vjetërsisë në punë.

Ky nuk është rasti i vetëm që bankierët përfshihen në skandale të tilla. Në 2016-n një bankier londinez i një banke japoneze u kap duke vjedhur një pjesë nga biçikleta e kolegut./tvklan.al






Të ngjashme