Pezullohet Santos – Independiente, tifozët tentojnë të pushtojnë fushën
Ndeshja e kthimit për cerekfinalet e 'Copa Libertadores' mes ekipit brazilian Santos dhe argjentinases Independiente, u pezullua për shkak të trazirave në stadium. Kapsollat dhe flakadanët, si dhe tentativa për të invaduar fushën nga ana e tifozëve, bënë që në minutën e 81' arbitri të sinjalizonte pezullimin e ndeshjes.
Pas humbjes së një penalltie nga futbollistët e Independiente, tifozët vendas të Santos nisën të hidhnin në drejtim të fushës mjetet piroteknike si dhe sende të forta. Një numër i konsiderueshëm tifozësh tentoi në mënyrë të vazhdueshme të shpërthente gardhin rrethues për të pushtuar fushën. Disa prej tyre mundën të kalonin rrethimin por u neutralizuan menjëherë. Forcat e policisë të pajisuar edhe me skafandra dhe mburoja mundën të evitonin invazionin e fushës duke përdorur forcën kundër tifozëve. Skuadra argjentinase Independiente kaloi turin pasi kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë. Në Amerikën Latine rivaliteti më i madh në futboll është mes Brazilit dhe Argjentinës. Tv Klan