Pfizer/ BioNTech do të ofrojnë falas vaksinën për vullnetarët


Pfizer/ BioNTech do të ofrojnë falas vaksinën për vullnetarët

10:23 02/01/2021

Personat që dolën vullnetarë për të testuar vaksinën anti-covid të kompanive Pfizer/BioNTech në fazat fillestare të saj, do të marrin falas dozën e parë të vaksinës.

Ky është plani i dy kompanive Pfizer/BioNTech që kanë krijuar vaksinën kundër Covid-19. Ato do t’u japin mundësinë vullnetarëve që të marrin falas dozën e parë deri më 1 Mars 2021.

Injektimin e dozës së parë mund ta marrin të gjithë personat nga 16 vjeç e lart që kanë qenë pjesë e studimit të vaksinës ose kanë marrë placebo. /tvklan.al






Të ngjashme