Pfizer kërkon miratimin e FDA për fëmijët 5-11 vjeç


Pfizer kërkon miratimin e FDA për fëmijët 5-11 vjeç

10:19 08/10/2021

Nëse qeveria amerikane jep lejen, imunizimet nisin brenda disa javësh

Kompania Pfizer i kërkoi qeverisë amerikane të lejojë përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, dhe nëse rregullatorët bien dakord, imunizimet mund të fillojnë brenda disa javësh.

Shumë prindër dhe pediatër po kërkojnë mbrojtje për fëmijët nën 12 vjeç, kufiri i tanishëm i moshës së lejuar për të marrë vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech. Fëmijët e kësaj grup-moshe ka raste që sëmuren rëndë, por po ashtu mbajtja e tyre në shkollë, mund të jetë sfiduese ndërsa koronavirusi vazhdon të jetë problem në komunitetet me shkallë të ulët të vaksinimit.

Pfizeri njoftoi në Twitter se kishte paraqitur zyrtarisht kërkesën për miratim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, FDA.

FDA do të duhet të vendosë nëse ka prova të mjaftueshme se vaksinat janë të sigurta dhe veprojnë për të mbrojtur fëmijët më të vegjël, siç bëjnë për adoleshentët dhe të rriturit. Një panel i pavarur ekspertësh do të debatojë mbi provat më 26 Tetor.

Pfizer thotë se hulumtimet tregojnë se fëmijët më të vegjël, duhet të marrin vetëm një të tretën e dozës së vaksinës, që marrin tani grupmoshat e tjera. Sipas provave, pas dozës së dytë, fëmijët 5 deri në 11 vjeç, zhvilluan të njejtin nivel anti-trupash sa adoleshentët dhe të rinjtë, që marrin doza të plota.

Nëse FDA autorizon përdorimin urgjent të dozës për fëmijët, ka një pengesë tjetër, para se të fillojnë vaksinimet për këtë grupmoshë. Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të rekomandojnë vaksinimin për të rinjtë dhe më pas CDC-ja është ajo që do të marrë vendimin përfundimtar.

Klan News






Të ngjashme