Pianisti brazilian performon live mbi një kamion
Dedikim për të gjitha nënat e izoluara në San Paolo
Muzikanti brazilian Rodrigo Cunha ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për t’u bërë homazh të gjitha nënave të cilat nuk mundën të festonin ditën e tyre si pasojë e karantinës.
Ai ka vendosur pianon e tij mbi një kamion dhe ka performuar live në rrugët e shkretuara të San Paolos këngët më të njohura të kompozitorëve më të mirë brazilianë.
“Është më e pakta që mund të bëja për nënat që janë të detyruara të kalojnë këto ditë izolimi pa fëmijët e tyre, nipërit apo mbesat”, thotë ai.
Teksa kriza e koronavirusit po rritet në Brazil, duke çuar në një ndjenjë të ndjeshme zhgënjimi dhe frike, kjo periudhë ka qenë gjithashtu një mundësi për personazhet publike që të tregojnë solidaritetin e tyre në mënyra nga më të ndryshmet dhe surprizueset.
Tv Klan